Do të betohet si eurodeputet në Strasburg, ja kur Beleri duhet të kthehet sërish në qeli
Fredi Beleri u lirua këtë të hënë nga burgu i Fierit, ku shkoi në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku nesër më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet. Beleri do të jetë përkohësisht jashtë burgut, me Athinën si destinacionin e parë dhe nga aty do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si anëtar i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për drejtuesit e BE-së. Fredi Beleri ka kohë deri në orën 16:00 të së shtunës për t’u kthyer dhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, në burgun e Fierit.