”Do të çoj te dhoma e sh*rrës”, Ahmetaj: Enkeleda Millonai kërcënon dëshmitarët si prokurore e Gestapoje

Akuza të rënda ka hedhur Arben Ahmetaj në drejtim të drejtësisë së re për të cilën ka thënë se është tërësisht nën kontrollin e kryeministit. Gjatë intervistës për ”Syri.net”, ai ka përmendur emrin Enkeleda Millonait, prokurorja e SPAK-ut.

Peka: Po Millonaj çfarë ka bërë?

Ahmetaj: Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë.

Peka: Për çfarë arsye?

Ahmetaj: Për çështjen time, trego ti të vërtetën se unë ty do të të çoj tek vendi i shurrës. Sikur të jetë gestapo. Kjo është drejtësia e re, këtë kemi aspiruar. Për këtë kemi votuar. Jo. Për këtë kanë aspiruar SHBA, që janë e vetmja garanci, që i gjithë ku degradim i kësaj drejtësie të re, të rregullohet, që të drejtat e njeriut dhe prezumimi i pafajësisë të rivendosen. E vetmja garanci janë SHBA.

SHKARKO APP