Do të dëshmojë Berisha?/ Sot seanca në Gjykatën e Posaçme për Haxhinë
Mesditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për ish-trupojën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.
Mësohet se trupa gjykuese do të vendosë mesditën e sotme, nëse do të ftojë për të folur 30 dëshmitarët e rinj, mes të cilëve është edhe Sali Berisha.
Seanca është planifikuar të mbahet në orën 12:00, ndërsa kërkesa për dëshminë e Berishës është bërë edhe nga Prokuroria edhe nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri.