”Do të doja të kisha përballë Dulen”, Tavo sqaron akuzat për gjuhën greke në Himarë dhe fryrjen e listave
Një sfidë për problematikën e krijuar pas zgjedhjeve të fundit, por edhe për problematikën e trashëguar që nuk është krijuar në 2023, siç është çështja e pronave, e ka konsideruar Vangjel Tavo kandidimin e tij për kreun e Bashkisë së Himarës. Në një intervistë për ”A2cnn”, ai tha se objekti i fushatës së tij janë shqetësimet e qytetarëve, dhe jo rivali në garë, fakt që e ka provuar duke qenë prej çerek shekulli deputet.
“Himara është e himariotëve. Unë kandidoj për kryetar të Bashkisë e Himarës dhe do të jem përfaqësues i tyre. Kaq pjesa tjetër sikurse u takon tani himariotëve me votë do t’u takojë të shprehen për Himarën shqetësimet dhe çdo gjë që ka lidhje ma ta e Himarën e tyre. Nuk është joshje, por një sfidë ku për problematikën e krijuar në këtë bashki pas zgjedhjeve të fundit një problematikë e trashëguar që nuk është krijuar në 2023. Disa nga problemet janë të ligjshme. Asnjëherë nuk kam përmendur në fushatë rivalin tim nuk është objekt rivali, por shqetësimet e qytetarëve, objekt janë qytetarët. Me ata jam marrë e do merren. Kundërshtari bën punën e vet ndërton strategjinë e vet unë nuk bëj strategji të sulmoj rivalin merrem me qytetarët të zgjidh problemet e tyre. Ata përpiqen të atakojnë Vangjelin, Ramën. Çfarë duhet të them unë ç’punë ka Dule në Himarë kur nuk është himariot?”
Tavo thekson se himariotët kërkojnë nga kryetari i Bashkisë së Himarës zgjidhjen e çështjes së pronave, çështje që sipas tij duhej zgjidhur 30 vite më parë. Sipas tij kjo është një detyrë që i është ngarkuar nga kryeministri Rama dhe premton se do të zgjidhet përfundimisht deri në tetor. “Nga kandidati për kryetar bashkie kërkojnë çështjen e pronave që duhet të ishte zgjidhur që në ‘91 dhe tani e majta e zgjidh përfundimisht certifikimin e pronave duke i bërë zotër me certifikatë. Zotimi im kur isha prefekt është që zgjidhet brenda tetorit. Çështja e pronave duhet të ishte zgjidhur para 30 vjetësh dhe himariotët duhet ta kishin marrë para shumë vitesh. Çështja e pronave ka nisur që kur u emërova prefekt dhe një nga detyrat që më ka caktuar kryeministri është të koordinoj punën e ASHK për të përshpejtuar certifikimin e pronave, duke filluar nga banesat e më pas tokat bujqësore e trojet. Nuk po e përdor këtë si pjesë të fushatës elektorale, se nuk duhet bërë në një popull që është gënjyer me dhjetëra herë nga politikanë të të gjitha ngjyrave. Është turp të vazhdosh sot me të njëjtën propagandë”.
Kundërshtarët sipas tij i druhen faktit që Tavo nuk ka humbur asnjë sfidë, teksa nuk mohon akuzat ndaj tij si vegël e Ramës, por thekson se është shërbëtor i njerëzve. “Gjirokastrën e njoh dhe më njohin. Ka ndryshim mes Gjirokastrës dhe Vlorës, nuk përbën asnjë pengesë edhe ky fakt që janë përpjekur ta përdorin që nuk duhet të kandidoja në Himarë se me kanë parë si person që nuk kam humbur asnjë sfidë. Kjo është arsyeja. Jam deputet çerek shekulli në parlament. kam qenë një nga politikanët me profil të qetë që merret shumë më njerëzit e zgjidhjen e problemeve e kam ndjerë veten si shërbëtor i njerëzve. Kundërshtarët mund të thonë ç’të duan, unë e kam treguar që nuk jam bërë vegël e askujt, as shërbëtor i Fatos Nanos. Po të isha shërbëtor i Ramës nuk do të kisha ikur nga Rama në 2010 po për arsye parimore”.
Tavo i ka cilësuar dezinformuese deklaratat e transmetuara edhe në mediat greke, se ai ka thënë që në Himarë nuk do të flitet më greqisht, duke sqaruar se kjo është përdorur për dezinformim nga kundërshtarët e tij politikë. “Nuk kam folur fare për gjuhën. Si mund ta them unë që gjuha e nënës sime e prindërve të mi është greqishtja që në Himarë nuk do të flitet greqisht ka qenë një person dhe mori mikrofonin dhe tha votoni Tavon për të mos folur më greqisht në Himarë. Zotëria nuk është pjesë e strukturave dhe e administratës së bashkisë. Realiteti në Himarë është ky; që nuk mund të ndalojmë askënd të flasë gjuhën e nënës së vet dhe aq më tepër në Himarë. Gjuha nuk krijon konflikt, por ata që përdorin një çështje të caktuar që ndikon shumë emocionalisht dhe në fakt pasi ky tha kështu, më pas vazhdoi; Tavo na premtoi rrugën dhe në këtë moment duartrokita edhe unë dhe këtë fragment e përdorën sikur duartrokita për gjuhën”.
Sipas tij kundërshtarët e tij kërkojnë terren që një problem ta kthejnë në krizë edhe midis shteteve, duke përdorur fushatën në Himarë për të dezinformuar publikun. “Do aneksojnë çdo lloj tendence nga faktorë të ndryshëm për ta instrumentalizuar një problem dhe për ta kthyer në krizë. Këto probleme kanë tejkaluar kufijtë e Himarë e Shqipërisë deri sa janë prekur edhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Këta që bënin të njëjtën propagandë që në Dropull nuk gjetën terren, dropullitët e hodhën në kosh të plehrave. U thoshin do u presim pensionet. Po e dëgjoj pas 30 viteve në Himarë, kush ka në dorë të presë pensionet? Ra poshtë kjo propagandë . Ata kërkojnë terren se është ushqim për ta që një problem ta kthejnë në krizë, vetëm kështu ekzistojnë këta. Unë jam këtu për të zgjidhur këto probleme. Me vjen keq që e kanë përdorur këtë fushatë për të dezinfoirmuar publikun”.
I pyetur në lidhje me fryrjen e listave për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, ai premton se nuk do ta pranojë mandatin nëse do të ketë diferencë me 7 vota, që është familja e tij. “Nuk e di kush janë këto lista pashë një listë ku 7 prej njerëzve është familja e vëllait tim dhe kryetar i bashkisë së Dropullit për të cilët janë informuar kur doli lajmi në gazetë. Nëse diferenca do të jetë me 7 vota dhe jo mbi 1 mijë unë do të jap dorëheqjen nuk do të pranoj mandatin. Po nëse është më shumë çfarë duhet të thonë. Ku është paligjshmëria këtu 7 veta. Ai që është nga Dhërmiu Strakoshat i ka sjellë ai. Nuk kapem mbas kësaj, nëse diferenca do të jenë këta të 7. Vangjel Tavo nuk do të pranojë mandatin. I ftoj të mos merren me këto por me problemet reale të Himarës dhe jo ato që kanë shfrytëzuar për qëllime të ngushta politike. Ata duan terren në Himarë se nuk kanë as në Dropull as në minoritetin e Sarandës. Ata kanë gjetur terren te një grup i vogël njerëzish ku gjetën problematikë të pazgjidhur. Himara e himariotët kërkojnë frymën e bashkëpunimit e bashkëjetesës dhe zhvillim. Kërkojnë zgjidhje të problemeve nuk kërkojnë probleme”.
Deklaratave të kandidatit Petro Gjikurias një ditë më parë në A2 CNN se përballë në këto zgjedhje ka të gjithë shtetin dhe Edi Rama, Tavo iu përgjigj: “Të thuash përballë kam Edi Ramën duhet të shohim në këtë fushatë a do të vijë Edi Rama? Nëse do të vijë me mua në çdo takim atwherë do të ketë përballë Edi Ramën”.
Ai tha se do të donte që në këtë garë të kishte përballë kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke qenë se e ka sfiduar edhe në Gjirokastër. “Unë e kam thënë që në fillim përballë nuk kam as Petro Belerin, as Sali Berishën, as Ilir Metën as Vangjel Dulen, që do të dëshiroja ta kisha rival kundërshtar se e kam provuar me Dulen në Gjirokastër. Unë përballë kam shqetësimet e njerëzve nuk më shqetëson rivali im, as origjina, as e kaluara e tij. Shqetësimi im është problematika e njerëzve dhe mundësitë e Tavos si kryetar bashkie nesër duke patur mbështetjen e qeverisë dhe ata nga Rama nuk kanë parë pak të mira me investimet. Populli shqetësohet kur përsëritet i njëjti skenar. Ka qenë sfidë që pranova të kandidoj. Gjithë problematika që ka pasur Himara dhe thashë po, do të shkoj të sfidoj veten”.
Ai ftoi rivalin kundërshtarët e tij që në 5 gusht ti bashkohen ekipit të tij për zhvillimin e Himarës dhe zgjidhjen e problematikave. “I ftoj edhe ta përballë meje si rivalë që në 5 gusht t’i bashkohen ekipit tonë për të mirën e Himarës për të trajtuar zgjidhjet më të mira, për problematikat e Himarës dhe ftoj Petro Gjikurian që të rrijë këtu dhe të japë kontributin e vet për Himarën dhe himariotët”.