Do të largoheni nga posti i ministrit? Lleshaj: S’kam ardhur për çështje politike

Ditët e fundit është përfolur shumë për lëvizjet në kabinetin qeveritar dhe një nga emrat është edhe ai i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këtë të enjte ministri Lleshaj mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës dhe pas kësaj ceremonie, nuk preferoi të flasë para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës por edhe për “gojët e liga”, se ai do të largohet nga posti i ministrit. ”Nuk kam ardhur këtu për çështje politike”,- mësohet të ketë thënë ministri.

Biseda:

Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm?

Lleshaj: Ja unë po largohem (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia)

Gazetari: Pse u larguar si drejtues Politik nga qarku i Lezhës?

Lleshaj: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.

SHKARKO APP