Do të largohet nga politika? Rama: PS-në do ta keni në pushtet deri në 2030

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës online me gazetarët, ndër të tjera u shpreh se shumë shpejt, PS-ja do të prezantojë planin qeverisës deri në vitin 2030. Rama sikur foli për një largim të tij të mundshëm nga politika.

Kryesocialisti u shpreh i sigurtë se edhe pas 9 vitesh, PS-ja do të vazhdojë të jetë në pushtet, por nuk përmendi se cili mund të jetë pasardhësi i tij.

”Mos e lidhni me mua. Por deri në 2030 PS do keni në pushtet, me ose pa mua. Kur themi 2030, është vizioni i PS”,-tha Rama.

SHKARKO APP