Do të mbyllet TikTok në Shqipëri? Eksperti: Tentoi Amerika, por Rama…

Mbyllja e aplikacioneve si Snapchat dhe TikTok, u sygjerua nga kryeministri Edi Rama në një deklaratë të dhënë këtë mërkurë, por sipas Tomi Kallanxhi, eksperti i IT-së, kjo nuk është zgjidhje për shoqërinë.

“Sigurisht që jam kundër, sot nuk është zgjidhja për të mbyllur një aplikacion. Sot është edhe një aplikacion që nuk është folur shumë që është “Roblox”. Nuk është kjo arsyeja për të bllokuar aplikacionin”.

Tomi Kallanxhi thotë se mbyllja e aplikacioneve është një populizëm e asgjë më shumë. Eksperti ndër të tjera qëndron i mendimit se mbyllja e Tik Tok apo Snapchat është diçka e pamundur, kjo pasi është tentuar në disa shtete dhe nuk është realizuar.

“Tik Tok ka tentuar ta bllokojë shteti Amerikan dhe nuk e bllokoi asnjëherë. Nuk është bllokuar akoma asnjë aplikacion në asnjë shtet, pra është pothuajse e pamundur për tu arritur. Të rinjtë kanë edhe një gjë tjetër që nëse kanë dëshirë të aksesojnë online, ekziston WhatsApp-i, Telegram-i, ekzistojnë platforma të tjera. I bie që të censurojmë të gjithë internetin e më pas të kthehemi në Korenë e Veriut që mban 2 milionë njerëz të cilët mendojnë se zgjidhja vjen nga shteti dhe jo nga familja”, tha eksperti Tomi Kallanxhi.

SHKARKO APP