Do të ndikojë situata e Covid-19 për zgjedhjet? Brataj: Jo, si dhe nuk jam për mbyllje totale
Nisur nga situata ku ndodhet vendi ynë, si pasojë e një agravimi të Covid-19, natyrshëm lind pyetja për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se është kundër mbylljes totale, gjë që do të thotë se zgjedhjet pritet të zhvillohen si më parë, por duke respektuar rregullat e pandemisë.
”Nuk do të flisja për një karantinë, pasi është e papranueshme në këtë moment, në këtë situatë dhe një vit pas epidemisë për një mbyllje totale sepse edhe shëndeti mendor dhe ekonomia e të gjithë sektorët e tjerë janë në një limit të ekuilibrit që mund të jetë subjekt i çdo shpërthimi apo interpretimi. Do të isha për shtrëngim masash, kufizimi i disa aktiviteteve, i orareve më shumë si të gjithë Europa deri në orën 18:00. Mendoj që baret e restorantet janë nga burimet më të mëdha dhe po të ishte për mua, do të kisha një kufizim më të madh. Për mbyllje totale nuk do të flisja”, tha Brataj për TCH.