Do të rikthehen studentët në auditore? Kushi tregon vendimin

Pas një takimi me rektorët e Universiteteve në vend, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tregoi nëse studentët do të rikthehen në auditore. ”Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”. Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik”,-tha Kushi.

SHKARKO APP