Do të shtoni masat apo vi*timat? Rrumbullaku flet për vrasjet mes fiseve në Lezhë

Në sagën e hasmërisë mes dy fiseve në Lezhë, viktima e radhës ishte Entjan Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra prillin e këtij viti brenda biznesit të tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku është pyetur nëse policia do të marrë masa për të shtuar sigurinë, apo do të “vijojë të numërojë viktimat.”

“Askush nuk ka të drejtë që në raste të tilla të bëjë aludime që Policia pret të numërojë viktimat. Ne punojmë për zbardhjen e ngjarjeve dhe parandalimin e tyre. Nuk duhet të etiketoni”,-deklaroi ai.

Në korrik të këtij viti, në vazhdën e këtij konflikti u ekzekutua në Lezhë Nikolin Lekstakaj. Vrasësit e gjetën në derën e një marketi duke blerë diçka dhe e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

SHKARKO APP