Do të sjellë vaksina fundin e pandemisë së Covid-19? Vaksinimi masiv nis në…
Ditët e fundit, një sërë vaksinash u thanë se janë krijuar, të cilat kanë dhënë rezultate premtuese në testet e bëra, por asnjëra nuk ka marrë ende miratimin për përdorim në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Rusia deklaroi në gusht se vaksina e tyre Sputnik V është miratuar për përdorim, megjithatë është kritikuar se “është ende shumë herët” dhe e rrezikshme pasi nuk është testuar ende tek një numër i madh njerëzish.
Pfizer dhe Moderna pohojnë se vaksina që po zhvillojnë ka rezultuar 90 % dhe 94.5 % të suksesshme. Lajmi është mirëpritur nga ekspertët e fushës, paçka se mbeten shumë pikëpyetje kyçe si nëse vaksina do të mbrojë kundër transmetimit të sëmundjes dhe sa do të zgjasin antitrupat e krijuar.
Të parët që do të vaksinohen, do të jetën grupet më të rrezikuara por ende nuk janë zbardhur detajet. ”Në rastin më të mirë, vaksinimi mund të fillojë në fund të 2020 për një pjesë të popullsisë si punonjësit në sektorin e shëndetësisë ndërsa vaksinimi masiv mund të nisë më 2021”, tha Profesor Vazquez-Boland nga Universiteti i Edinburgut.