“Do të të nxjerrim jashtë!” Zjarrfikesi tregon momentet emocionuese kur pa të afërmit nën rrënoja
Arben Cara, kushëriri i familjes Cara, rrëfen në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, operacionin e vështirë, të cilit iu desh të kryente, për shpëtmin e 7 pjestarëve të fisit të tij dhe jo vetëm. Gjatë intervistës ai thotë se ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos, kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje, mësoi se nën rrënoja ishin edhe familjarët e tij. Cara rrëfen se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij, që i gjeti të vdekur nën rrënoja.
Ai shprehet se ka qenë shumë e veshtirë të asistontë një operacion ku ishin familjarët e tij
“Është shumë e rëndë dhe e dhimbshme një gjë e tillë, por puna dhe misioni që ne kemi na bën më të fortë. Ndoshta Zoti na jep dhe forcë në këto raste. Vërtet ka qenë e dhimbshme, por ne kemi punuar fort nën rrënoja për të nxjerrë jetë, por edhe viktimat. Kemi komunikuar rreth 13 orë me Linditën dhe 17 orë me Klementin me dy të afërmit e mi. Me Linditën kam pasur vetëm një komunikim ku përpiqesha ta qetsoja. I thashë Lindita mos u mërzit, do të të nxjerrim gjallë. Herë pas here pyeste edhe për njerëzit e saj nëse kishin dalë. Ne i thamë mos u mërzit të gjithë janë mirë , i jepnim kurajo. Kurse me Kelmendin komunikonim gjithë kohës, ai rënkonte dhe kërkonte ndihmë”, u shpreh Cara.
Mirëpo, në misionin e zjarrfikësit të gjithë i sheh njësoj, me të njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar.
KOHA JONË SONDAZH

