“Do të të q… me zor në pazar”, 8 muaj burg kunatit kërcënues

 

“Moj kurva m…, do të të q… nesër me zor në pazar. Më kalove nga shtëpia jote. Unë kërkoj që të bëjsh atë që dua unë. Tregoja mesazhin burrit”.

Ky mesazh kërcënues dërguar kunatës së tij, e bëri një 49-­vjeçar të përfundojë 8 muaj pas hekurave të burgut, sipas një vendimi të fundit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Ngjarje kjo që ka ndodhur në një nga fshatrat e kryeqytetit, ku babai i katër fëmijëve e kërcënonte motrën e gruas, se do t’i shkatërronte familjen, nëse ajo nuk pranonte të bënte seks me të.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur të padisë kunatin në polici. Teksa gjykata ka marrë si provë edhe disa mesazhe që Kujtim H. i kishte dërguar të kunatës, mes tyre edhe atë të lartpërmendurin.

Nga ana e tij, i dënuari është vetëmbrojtur duke pohuar se kunata i kishte marrë 5 milionë lekë borxh 5 vite më parë dhe nuk ia kishte kthyer. Prandaj ia ka nisur këto mesazhe asaj.

Por nga hetimet, pretendimet e tij nuk u faktuan dhe për këtë arsye, gjykata e ka dënuar atë me 8 muaj burg.

SHKARKO APP