Do të udhëtoni drejt Greqisë? Ja çfarë iu kujton Ministria e Punëve të Jashtme qytetarëve shqiptarë (Kufizimet)

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kujtuar sërish qytetarët se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë, gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë këtij orari kur kufiri është i mbyllur, sepse nuk do të lejohen që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu kujton se duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Hyrja në Greqi lejohet vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetasit e BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë.

SHKARKO APP