Do të vaksinohet live? Rama: Do ta shikojmë, s’është problem

I pyetur nga gazetarët në konferencën live, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për vaksinën anti-covid, dhe nëse do të vaksinohet live.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se BE-ja në ndarjen që ka bërë për shpërndarjen e vaksinës ka vepruar në mënyrë të padrejtë pasi për Ballkanin Perëndimor ka theksuar se do të lërë tepricat por çështja është se nuk ka asnjë tepricë për të pas një gjë të tillë.

Në një komunikim me gazetarët, Rama është shprehur se vaksina në vendin tonë do të nisë brenda dy muajve të 2021.

”Nuk e di të ketë marrë përgjigje nga Covax. Jemi në një pozicion as më shumë as më pak të ngjashëm me vendet e rajonit. Edhe BE është në pozicion të vështirë të një planifikim tej mase i fryrë dhe shumë larg mundësive. flitet për doza më pak se nga sa ishte parashikuar. Vaksinimi im live apo me regjistrim është një çështje që do ta shikojmë në momentin e duhur”,-tha Rama.

SHKARKO APP