Do të vaksionet? Meta: Prioritet ata që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19
I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në ”News 24”, ndër të tjera u pyet nga gazetarja Nisida Tufa nëse do të vaksionet ndaj Covid-19, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se prioritet kanë ata që janë në vijën e parë të luftës me virusin vdekjeprurës.
Pyetje: Vetë ju zoti Meta, a keni kërkuar të vaksinoheni në këto doza të para të mbërritura apo ju është ofruar për t’u vaksinuar?
Presidenti Meta: Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19.