Do të votojnë të prekurit me Covid-19? Celibashi takon zv/ministren e Shëndetësisë

Deri më tani janë mbi 32 mijë të prekur aktiv nga Covid-19. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ditën e sotme u takua me zv/ ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, ku në fokus të takimit ka qenë procesi i votimit për personat që janë të infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë Celibashi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku shprehet se duhet të ndiqen dhe të zbatohen të gjithë protokollet, për parandalimin e përhapjes së virusit.

”Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, Eugena Tomini. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021. Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave”,-thotë Celibashi.

SHKARKO APP