“Do të vritet një deputet!”. Spartak Braho përfundon në SPAK

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, pas deklaratës së tij të fortë se në protestën e 8 janarit të organizuar nga Sali Berisha do të vritej një deputet në oborrin e PD-së.

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos. Deputeti Flamur Noka depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kërkesë-padinë për Brahon.

Braho akuzohet për deklaratën e bërë një ditë përpara protestës së 8 janarit, ku i kërkoi deputetit të Partisë Dekomakratike me inicialet E.A., duke iu referuar Enkelejd Alibeaj, pasi ishte planifikuar vrasja e tij.

Deklarata e Spratak Brahos

Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbullë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet ’96, grushti shtetit ’98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është deshtament i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të hunës mund të arrihet gjithçka. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia.

SHKARKO APP