Do të vuloset këtë të shtunë vendimi për Berishën? Gazetarja Hoxha: Avokatët do shterojnë çdo mundësi
Gazetarja Anila Hoxha sqarom se ndryshe nga vendimi i parë që gjykata ishte e kufizuar me afate kohore, GJKKO nuk është e kushtëzuar. Pas zvarritjes së kësaj jave, ende nuk dihet nëse seanca e së shtunës do të shqyrtojë kërkesën e Saëo Berishës, pasi sipas gazetares Hoxha, avokatët do të shterojnë çdo mundësi.
“Ajo që vlen për tu theksuar se ndryshe nga seanca e parë s kur gjykata ishte e kufizuar me afatet kohore, ligje është i qartë që nuk ka afate, gjykata nuk është e kushtëzuar për të dhënë një vendim që ta detyronte për gjetjen e avokatëve kryesisht sikurse ndodhi herën e parë. Gjatë ditës avokatët kanë dhënë provat te tjera, kanë kërkuar një cd për të marrë të gjithë debatin gjyqësor.
Në seancën në dyer të mbyllura, u tha se Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për tu larguar, prandaj kjo kërkesë duhet të kundërshtohet. Kemi hyrë në një fazë të tjerë të çështjes, që palët do të jenë këtu ditën e shtunë me shpresën se do të jepet një vendimmarrje.
Avokatët janë në rolin e mbrojtësit që do të shterojnë çdo mundësi që u jep ligji. Pikërisht, këta acokatë po shterojnë çdo mundësi, sikurse shteruan çdo shteg ligjor për masën e sigurimit. Kuptohet nga sjellja e gjykatës, me shumë mundësi ka vendosur të shterojë ccfarë do lloj kërkese në mënyrë mos të ketë pretendime që do vinin në pyetje aspektin procedural. Gjykata prej 28 tetorit ka pasur dhjetëra kërkesa që kanë kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës”.