Do tërhiqet gjykatësja Irena Gjoka? Berisha: Gjithçka sipas skenarit të Ramës

Sali Berisha do të vijojë të jetë në pritje për të paktën 24 orë të tjera për të mësuar fatin e tij, pasi sot GJKKO nuk pati një vendim. Pas rreth 1 ore seancë, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin.

Por ai pranoi se nuk ka asnjë shpresë që gjykatësja Irena Gjoka të tërhiqet nga gjykimi kundër tij, edhe pse avokatët paraqitën vendimin e shkarkimit sa saj në vitin 1996. Në një konferencë për mediat, kreu i Rithemelimit pohoi se i gjithë procesi kundër tij është politik dhe po dirigjohet nga Edi Rama.

“Procesi i shtyrë do merrte vetë vendim gjykatësja, çka unë nuk besoj të tërhiqet nga vendimi i saj, apo duhet të marrë vendim një gjykatës tjetër, këtë do e bëjnë të qartë avoketërit. Por fakti është se gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Edi Ramës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me kërkesën e SPAK për prezencë të policisë tek dera e shtëpisë gjatë ekzekutimit të masës së arrestit, Berisha reagoi i pa shqetësuar. “Do venë policë? Unë e ftoj të vënë një batalion, ta rrethojnë atë rrugicën aty ku jam unë dhe unë nuk kam asnjë problem”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?