”Do ti bëjmë autopsi pas marrjes nga Serbia”, ministrja Albulena Haxhiu: Faton Hajrizi nuk është hero

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se Faton Hajrizi nuk mund të quhet hero pasi ka pasur vepra të rënda penale. Haxhiu konfirmoi se do të shqyrtohet një autopsi e re për të arratisurin nga një burg i Kosovës që u vra nga Serbia me pretendimin se qëlloi me armë për vdekje një polic serb.

”Për mua është shqetësuese apo më duhet me thënë është shqetësues diskursi dhe vlerat që po tentohet t’i humbin si shoqëri. Nuk mundet të quhet hero një person i cili ka vepra të rënda, i cili ka plagosur policinë e Kosovës, i cili është dënuar për vepra të rënda kriminale.

Pas reagimit dhe qasjes që kam pasur kam pranuar kërcënime nga individ të ndryshëm. Për të shmangur çfarëdo situate e kemi pa të kemi masë mbrojtëse. Ndoshta mund të konsiderohet riautopsia e trupit të Faton Hajrizit. Dje është thënë se gjurmët përputhen me personat por natyrisht se na duhen informatat më të rëndësishme”,-tha Haxhiu.

SHKARKO APP