Do ti hiqet mandati Berishës? Deputeti Toni Gogu tregon çfarë do të bëjë PS-ja në Kuvend

Në izolim që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha është pranë afatit për djegien e mandatit si deputet, sepse është futur në muajin e gjashtë që nuk shkel në Kuvend. Socialisti Toni Gogu tha se maxhoranca nuk djeg mandate, por thjesht shqyrton kërkesat e prokurorisë.

”Nuk na intereson se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin. Tollovia që është mes tyre neve nuk na intereson. Nuk është ky problemi. Po ju vjen data e gjyqit, kush do marri vulën. Nga ana tjetër është edhe ai nga ballkoni, që është aty falë lidhjeve me krimin e organizuar. Kemi beteja të tilla”,-tha deputeti i PS-së.

Xhokaxhi: Do ia digjni mandatin Sali Berishës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Gogu: Ne nuk djegim mandate, ne i verifikojmë dhe i heqim kur na i kërkon prokuroria në zbatim të kushtetutës. Ne nuk heqim dhe djegim mandate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?