“Do t’i kërkohet llogari, mund t’i thotë “nuk e dija”, Budina: Presidenti i “Europa Nostras” do të takojë Ramën!

Regjisori Robert Budina ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për dokumentin e publikuar nga “Europa Nostra” lidhur me klasifi8kimin e 14 ndërtesave në 7 vende të Europës që klasifikohen me rrezikshmëri të lartë.

Në krye të kësaj liste qëndronte Teatri Kombëtar Shqiptar, për të cilin Budina tha se qeveria duhet të bëjë urgjentisht tërheqjen nga “Ligji Special Fusha” të cilin e konsideroi si një hap që shërben për tu futur në fazën e ndërtimit të godinës.

Budina ka thënë se së shpejti mund të vijë të takojë Ramën presidenti i “Europa Nostrës’, dhe atij do detyrohet ti thotë të vërtetën, ndërsa shtoi kryeministri mund ti thotë se nuk e dija kur mysafiri ti shpjegojë se përse nuk duhet shembur Teatri.

“Kemi qenë një grup që kemi luftuar me art, pasi të shpallet në Mars që Teatri Kombëtar është në 7-tshe. Europa Nostra ka përfaqësuesit e saj në Parlamentin Europian dhe ka treguar në mënyrë të vazhdueshme se do e çojë zërin e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar atje. Ne po kërkojmë që Shqipëria të bëhet pjesë integrale e Europës sa i përket politikës, ne jemi futur në Europë përmes kulturës dhe artit. Këta njerëz që sulmuan një godinë me vlera të tilla të përgatiten për të marrë ndëshkimin politik. Mund të vijë nesër një komision nga trashëgimia europiane dhe të kërkojë të reagojnë, dhe ata (qeveria) nuk ka shanse të mos reagojë. Presidenti i “Europa Nostras” mund të vijë të takojë kryeministrin, dhe atij do duhet ti thotë vetëm të vërtetën, dhe pas kësaj do të ndryshojë qëndrim duke thënë ‘nuk e dija’.

Me politikë duan ta shembin dhe njerëzit na thonë mos e mbroni me politikë, po me çfarë mund ta mbrojmë, me politikë dhe me protestë do ta mbrojmë. Në Europë fiton qytetaria dhe dialogu, ndërsa në Shqipëri duhet të qëndrosh 2 vjet në rrugë, të tallesh me këtë energji, është e papranueshme. Njerëzit duhet të mësojnë të kërkojnë llogari”, tha Budina.

SHKARKO APP