”Do u hiqen pasaportat nëse nuk deklaroheni bullgarë”, kërcënohen banorët e Pustecit

Ka nisur regjistrimi i popullsisë edhe në komunën Pustec në Shqipëri. Kreu i fondacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, Viktor Stojanov, thotë se nëse banorët nuk regjistrohet si bullgar etnik në regjistrim, pasaportat e tyre bullgare do të tërhiqen.

“Për të gjithë banorët e komunës së Pustecit, Shqipëri: Nëse nuk regjistroheni tani si bullgarë etnikë në regjistrim, shtetësia bullgare do të ju hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se nëse jeni në proces të dhënies së shtetësise, procedurat do të ndërpriten menjëherë. Tashmë kemi një rast të tillë. Mendoni për këtë”, ka deklaruar Viktor Stojanov.

Gjatë regjistrimit të popullsisë, zv/presidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ishte në Shqipëri. Ajo vizitoi fshatrat Golemo Ostreni dhe Golo Bordo të cilët janë të banuara më së shumti me popullatë maqedonase.

SHKARKO APP