Do udhëtoni në Rrugën e Kombit, çfarë ju këshillohet

Reshjet e dëborës kanë filluar gjatë natës në disa qarqe të vendit. Për gjithë drejtuesit e mjeteve që do kalojnë në Rrugën e Kombit (autostrada A1, Milot-Morinë )këshillohet të kenë goma dimërore, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Për çdo problem që mund të shkaktohet për shkak të motit të rënduar në këtë aks rrugor si dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve është në dispozicion numri jeshil 08000400.

Shoqëria konçesionare thotë se nga ana e saj ka marrë të gjitha masat për të shmangur çdo bllokim apo problem që mund të shkaktohet nga moti i keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për t’i paraprirë përkeqësimit të kushteve atmosferike do të ketë patrullim 24hr, kriposje të rrugës në gjithë gjatësinë e saj si dhe janë marrë masat për pastrimin e dëborës”, theksohet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?