Do vriste me snajper, kush është Ergys Kolaveri që tani shijon lirinë

Ergys Kolaveri nuk do ta përfundojë dënimin me 20 vite burg pasi tentoi të vriste një person me snajper, pasi gjykata e Apelit të Tiranës vendosi i ka ndryshuar masën e sigurisë duke bërë që të shijojë. Ergys Kolaveri u arrestua me bujë në vitin 2016 kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq. Pikërisht me anë të një snajperi Ergys Kolaveri tentoi të vrasë Gazmir Dacin pasditen e 30 korrikut të 2016 por doli ‘huq’ pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn. Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin. Në 2017 ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burg për tentativë vrasje. Pikërisht ky vendim u prish sot duke e lënë të lirë.

SHKARKO APP