Dobët në PISA, Mehmeti: Tekstet jashtë kontekstit shqiptar

Ministria e Arsimit, Besa Shahini fajëson mësuesit dhe programet e vjetra në universitete për rezultatet e arritura në testimin ndërkombëtar PISA 2018. Edhe pse Shqipëria ra me 10 vende krahasuar me vitin 2015, drejtuesit e arsimit vlerësuan reformat në arsim, ndërsa lanë të kuptohet se nuk do të ketë ndryshim të teksteve, pavarësisht kritikave. Ndriçim Mehmeti, ekspert për çështjet e edukimit dhe të arsimit, u shpreh se tekstet tona shkollore janë jashtë kontekstit shqiptar. Për këtë arsye jemi në këtë rezultat.

“Ministrja nuk mund ta shohë këtë rezultat përveçse në këtë mënyrë, për faktin e vetëm se në 2015-ën, morën rezultatet e një pune që nuk ishte e tyre sepse flitej për nxënësit që kishin filluar mësimin në vitin 2006 dhe thanë se në 2015 ne ishim shumë mirë pasi ishim në vendin e 51-të dhe se do të arrinim një vend më të lartë në 2015-ën dhe shumë më mirë në vitin 2021. Megjithatë, morën një rezultat, duke marrë disa “grushte në fytyrë”. Ministrja Shahini duhet ta dijë që kuptimi i fjalës kurrikul do të thotë përmbajtje. Unë e ndoqa të gjithë dhe kishte kundërshtim edhe mes atyre që ishin në panel. Ministrja tha se ne kemi kurrikula të dobëta, por u kundërshtua nga drejtori. Në fakt, ne kemi një gjë që nuk e ka asnjë shtet i botës. Ne jemi i vetmi shtet që kemi marrë në fillim librat dhe më pas i kemi përshtatur, por në fillim bëhen programet dhe librat bëhen sipas programeve. Tekstet tona shkollore janë jashtë kontekstit shqiptar. Për këtë arsye jemi në këtë rezultat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?