Doda: LGBTI-të s’kanë hall seksi, por lekësh. Problem është droga

Debati mbi programet e komunitetit LGBTI në gjimnazet e Tiranës në lidhje me bulizmin, nxiti reagim të madh. Në vorbullën e këtij diskutimi është edhe ish-deputetja e PDIU-së. Në një postim në rrjetin social facebook, Mesila Doda shkruan se nuk mund të jetë pjesë e këtij debati publik, pasi palë është një komunitet, të cilën Doda e cilëson si përfitues të fondeve duke u viktimizuar.

Ish-deputetja e cila njihet për debatet publike me këtë komunitet, shkon më tej kur thotë se shqipëria ka halle të tjera, siç është droga nëpër shkolla.

”Ky vend ka boll halle të tjera që të shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që ngatërrohen rrugës me veten. Droga është problemi për të rinjtë tanë, sjellja me njëri-tjetrin, ku hyn edhe bulizmi po bëhet plagë e kësaj shoqërie”,-shkruan Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i plotë i Mesila Dodës

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqenëse LGBT-të janë shqetësuar, pse i kushtova vetëm një paragraf, e nuk u mora kësaj radhe seriozisht me ta, më duhet të sqaroj publikisht që nuk kam ndërmend të merrem me një komunitet që ka prirje seksuale të caktuara e që për këtë zgjedhje a dëshirë të tyre kërkojnë të përfitojnë fonde pafund duke u vetëviktimizuar.

Sqarimi im mbi pozicionimin e tyre në shoqëri, mbi lirinë apo diskriminimin e tyre virtual nuk mund të bëhet argument që këta individë të vazhdojnë të përfitojnë fonde pafund nga donatorë apo nga qeveria shqiptare.

Ky vend ka boll halle të tjera që të shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që ngatërrohen rrugës me veten. Droga është problemi për të rinjtë tanë, sjellja me njëri-tjetrin, ku hyn edhe bulizmi po bëhet plagë e kësaj shoqërie.

Përzgjedhja seksuale e LGBT-ve nuk më shqetëson e nuk do bëhet burim që ata të jetojnë të zhytur në fonde që shtohen se ne hapim gojën për t’u sqaruar atyre burimin e jetës. Tek e fundit, për ta nuk është halli tek seksi, aq më pak te dashuria… gjithë halli është te lekët…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?