Doda: Nuk mund të ketë dekriminalizim të keqbërësve të rinj dhe falje për xhelatët e vjetër

Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook deputetja e PD, Mesila Doda dhe njëkohësisht anëtare në Komisionin për Sigurinë Kombëtare,ka reaguar për festën e mbajtur në Pezë.  “Kur para disa kohësh kam folur e rifolur për nevojën që të ndahemi nga trashëgimia e së kaluarës si e vetmja mënyrë për të projektuar një të ardhme ndryshe, sulltanët e politikës ose heshtën, ose sulmuan, ose anashkaluan atë realitet ulëritës e që kish nevojë për reflektim personal, politik, social e deri në pasqyrime normash ligjore që të ndalonin këtë turp që ndodh çdo vit në këtë vend, herë në një forme e herë në një tjetër. Sot askush nuk fsheh dot kokën e të sillet sikur nuk ka faj"- deklaron deputetja Doda.

Ajo ka renditur disa pika që i quan si një platformë e cila do ta shpëtojë vendin ka koha e komunizmit, ku sipas saj nuk mund të ketë dekriminalizim të keqbërësve të rinj dhe falje për xhelatët e vjetër.

Platforma e dhënë nga Deputetja Mesila Doda.

PLATFORME KOMBETARE DEKOMUNISTIZIMI, ku të pasqyrohet:
1. Nevoja për një ligj për memorien historike. Të rinjtë të mësojnë të kaluarën e vërtetë dhe të njihen masakrat dhe kriminelet. Të punohet për gjetjen e trupave të viktimave duke përdorur informacionet që duhet të jepen me ligj nga ata që disponojnë informacionin.
2. Të aprovohet ndryshimi ligjor për ndalimin e përdorimit në publik të simboleve komuniste dhe figurave të kriminelëve të regjimit të kaluar.
3. Ti hiqet çdo titull nderi për cilindo funksionar që është i përfshirë në krimet e ish- rregjimit të kaluar.
4. Të mos jepet asnjë dëmshpërblim për ish-funksionarët komuniste që me vonë u deklaruan të persekutuar. 
5. Të largohen kriminelët nga administrata dhe politika. Nuk mund të ketë dekriminalizim të keqbërësve të rinj dhe falje për xhelatët e vjetër. Kriminelët dhe keqbërësit e të gjitha kohërave duhen ndaluar të jenë pushtetmbajtës.

Doda e ka përmbyllur deklaratën e saj duke se kjo platformë do të ndikojë keq në vendin tonë, nëse sulltanopolitika nuk e shkul nga rrënjët këtë shfaqje mbi komunizmin.

R.SH

SHKARKO APP