Dogana e Kapshticës nuk hapet, Greqia shtyn sërish afatin
Shtyhet sërish afati për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Afati do të shtyhet edhe për dy javë të tjera, çka korrespondon me datën 5 prill.
Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjta që prej nëntorit të vitit 2020, ku nuk lejohet të kalojnë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera.
Të vetmet hyrje, janë ata individë që mund të hyjnë nga shteti grek në Republikën e Shqipërisë vetëm me këmbë dhe mjetet e transportit të rëndë.