Dogjani: Drejtorin e Policisë së Shtetit e zgjedh Rama, për të lobojnë grupet kr@minale

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, dikur pjesë e Policisë së Shtetit, thotë se krimi ka marrë hov të jashtëzakonshëm. Teksa flet për garën për drejtorin e Policisë së Shtetit, nënvizon se atë e zgjedh kryeministri. Për zgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit Dogjani nënvizon se lobojnë grupet kriminale.

”Ka shefa komisariatesh që paguajnë para tek krimi. Ka kriminelë që paguajnë taksë tek policia që efektivët të mos ndërhyjnë. Grupet kriminale janë fuqizuar. Krimi dhe policia janë bërë bashkë.

Një pjesë e policisë janë përdorues të lëndëve narkotike. Grupet kriminale ndihmojnë qeverinë në zgjedhje dhe qeveria iu kthen nderin. Njerëzit ikin dhe nga pasiguria. Rama nuk pyeti askënd për krijimin e një shteti brenda shtetit”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP