Dogjani: E keqja këtu nuk fillon nga drejtori i policisë

Ish-shefi i policisë Asllan Dogjani, thotë se nuk sheh zgjidhje për situatën në vend, edhe pse në të gjitha drejtoritë e qarqeve janë bërë lëvizje.

Për të një drejtor policie (Gledis Nano) po mundohet të çojë drejtorët e vet, siç i kishte ai i pari, ky do çojë të vetët për t’i pasur nën kontroll këta drejtorë që kur t’i duhen shefit të madh Edi Ramës ky t’i përdorë për interesa politike për të goditur opozitën.

”E keqja këtu nuk fillon nga drejtori i policisë, këtu e keqja fillon nga kryeministri. Këtu e keqja fillon nga Edi Rama sepse i ka kapur të gjithë. Si mendojnë qytetarët që një drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit, ky që ka ardhur, do dalë kundër kryeministrit? Për sa më përket mua, drejtorët e përgjithshëm të policisë së shtetit mund të zgjidhen nga komuniteti, jo nga kryeministri. Atëherë kemi një drejtor i cili është i paanshëm dhe do t’i shërbejë komunitetit”.

SHKARKO APP