Dogjani: Vrasja e 25-vjeçarit është vrasje shtetërore
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit, ka çuar në reagim të fortë qytetar dhe kjo situatë u shoqërua me përplasje midis Policisë dhe protestuesve tek Ministria e Brendshme, dhe më pas para godinës së kryeministrisë. Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani e konsideroi vrasjen e të riut si “vrasje shtetërore”.
”Për mua është protesta e ligjshme, të cilën e mbështes. Është një shpresë dhe një dritë jeshile për Shqipërinë, sepse ka zëra se Shqipëria nuk behët. Kjo protestë na jep një dritë jeshile për vendin tonë. Kjo protestë tregoi se rinia u çua dhe protestoi për vrasjen e 25-vjeçarit. Po të mos ishte koha e pandemisë, sot çdo qytetar duhet të dilte të protestonte atje. Për mua është një vrasje me dashje. Duhet çmontuar një mekanizëm se si kemi arrit që këta policë përdorin armën në këtë mënyrë. Ko është një vrasje shtetërore, sepse polici është i shtetit”, tha ai.