Dogjën makinat e policëve në Elbasan, arrestohen

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni të koduar “Zjarri i Natës” ka zbardhur dy ngjarje të rënda, që kanë të bëjnë me djegien e automjeteve të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit në Bradashesh, dhe atij të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Elbasan, Edvin Gjyli.

Komisariati falë një pune të mirëorganizuar hetimore ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të cilët janë G. H. dhe B. R., banorë në Elbasan, ndaj tyre është lëshuar urdhër ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.

Ata akuzohen se nëpërmjet zjarrvënës kanë shkaterruar plotësisht makinat në pronësi të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit dhe Edvin Gjylit, Oficer i Krimeve të Rënda në Policine e Elbasanit.

SHKARKO APP