Dogji veten në makinë, flasin familjarët e të riut: Nuk dimë pse ndodhi

Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë kanë treguar për BalkanWeb se janë të shokuar nga ngjarja.

Ata janë shprehur se Gjergji nuk vuante nga depresioni. “Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” thonë ata.

Familjarët gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e mtra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte vdekur disa vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raportoi policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?