Doktor Arben Gjata: Për mua paniku më i dëmshëm më shumë se sa virusi, rrjetet sociale jo fake news
Doktor Arben Gjata ka bërë një apel nga studioja e lajmeve në Ora News në lidhje me situatën e koronavirusit.
Ai tha së paniku është më i dëmshëm se sa vetë virusi. Ai apeloi duke bërë thirrje që të mos ketë përhapje të lajmeve të rreme, sidomos në rrjetet sociale.
Gjata: Për mua paniku është më i dëmshëm më shumë se sa virusi. Pjesa më e madhe medieve kanë treguar profesionalizëm. Ndërsa rrjetet sociale të mos bëjnë fake news. Ndërsa klasa politike duhet të ketë një konvergjencë, që të bëhet sa më e kalueshme si situatë. Fatmirësisht pacientët momentalisht nuk kanë nevojë për ndihmë respiratore. Personale mjekësor është më i ekspozuari, dhe nëse infektohen mund të kesh mungesë personeli. Po ashtu është trajnimi i tyre. Infektivi mund të paraqitet deri të pacientët që nuk kanë probleme respiratore, sepse ata nuk kanë kompetencat e mjaftueshme.