“Doktor Flori” përcillet sot në banesën e fundit, homazhe në hollin e TVSH

Florian Kondi u nda nga jeta mëngjesin e së hënës. Artisti 35-vjeçar nuk vuante nga ndonjë sëmundje, ndaj për të gjithë humbja e tij erdhi papritur. Është paradoksale: ai banonte vetëm pak metra larg Urgjencës së Tiranës e megjithëkëtë nuk ia doli dot. Ndërkohë pritet që mjekësia ligjore të nxjerrë zyrtarisht shkaqet e vdekjes nga rezultatet përfundimtare të toksikologjisë.

Në shtëpinë e Florit dhimbja është e madhe. Ai ndërroi jetë në krahët e vëllait të vogël Albanit. Dr.Flori ishte i martuar prej vitesh me bashkëshorten Blerina, dhe ishte baba i dy fëmijëve, Kaltrinës e djalit dymuajsh. Djali i vogël i Dr.Florit erdhi në jetë në datën 10
shtator. Ishte vetë këngëtari që lajmëroi për ardhjen në jetë të të birit, duke shkruar në profilin e tij zyrtar të “Facebook”.

SHKARKO APP