Doktor Ulqinaku: Në vendin tonë ka funksionuar karantina, shpresoj të mos kemi një kurbë si Italia

I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në TV Ora, doktor Dritan Ulqinaku tha se në vendin tonë ka funksionuar karantina dhe masat e marra.

Ai tha se përndryshe do të kishim një mbingarkesë tek Infektivi dhe do të duhej të hapeshin disa spitale të tjera Covid.

Dritan Ulqinaku: Ka funksionuar karantina dhe nëse do të thonim se nuk janë bërë kite sa duhet. Spitali Infektiv do të ishte i mbipopulluar dhe reanimacioni do të ishte i mbipopulluar dhe do të detyroheshim të hapnim spitalin Covid 2, Covid 3 dhe ndoshta ndonjë numër 4. Pra, nuk ëhstë mungesa e testimit ajo që frenon epideminë, por masat e marra. Çdo epidemi ka kokën, trupin dhe bazën e vet. 

Nëse do të bënim testime do të kishim një numër tjetër të testimeve dhe do të kishim një situatë tjetër në spital. Ne kemi ndjekur një strategji që të gjithë ata që shfaqin shenja, ne u bëjmë tampone, ndërsa sot bëjnë tampone ata që kanë shenja dhe kanë pasur marrëdhënie të ngushta me personat e prekur dhe numri i testimeve ka ardhur duke u rritur. 

Mendoj se nuk duhet të ndjekim shembullin e Italisë, pasi secili vend ka specifikat e veta. Në Itali ishte një krizë e sistemit shëndetësor. Shpresoj që të mos kemi të njëjtin trend dhe kurbat të jetë stabël dhe të mos kemi një mbingarkesë. 

SHKARKO APP