Doktor Vasil Llajo shpjegon dy llojet e testeve që bëhen për të zbuluar Covid-19

Doktor Vasil Llajo i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ka shpjeguar llojet e testet që bëhen për të zbuluar Covid-19.

Ai sqaroi se janë dy lloj analizat që kryhen, që bazohen në dy metodologji të ndryshme: golden standard, me metodën e PCR, dhe testet e serologjisë.

Vasil Llajo: Atëherë le t’i diferencojmë testet që bëhen për detektimin e Covid-2, atij që shkakton Covid-19, sepse vetë virusi vetë është SarsCov-2.  Janë dy lloj analizat që kryhen, që bazohen në dy metodologji të ndryshme: golden standard është e preferuar, me metodën e PCR, që merret nga fyti me tamponë  dhe kjo detekton pozitivitetin e virusit në organizëm. Kjo është metoda më e preferuar për ta detektuar virusit dhe është më e kushtueshme, duke variuar 80, 100-120 euro. Testet masive janë testet e serologjisë që janë 3 lloje: metoda e Elisës, që është mëma e sirologjisë në infeksionet virale, kemi ludimishenca dhe imunokromatografia është që test i shpejtë i cili në rastet e pandemisë nuk bëhet screening e popullatës, pra, përjashtohet përdorimi testeve të shpejta. Diskutimi është nëse do të përdorim testet sirologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?