Doktoresha Muzina tregon vaksinën që na mbron nga variantet e reja të Omicron
Doktoresha Rubina Muzina, tregon se vaksinat bivalente janë ato që mbrojnë nga variantet e reja të Omicron. Doktoresha shpjegon se “vaksina bivalente, e cila ka ardhur edhe në Shqipëri, mbron ndaj varianteve të Omicron.
“Që nga tetori, në SHBA ka 3 epidemi bashkë: gripi, Covid dhe një virus respirator. Viruset bashkëjetojnë duke marrë njëri prej tyre valën e më pas ulet për ta marrë një tjetër.
Në lidhje me Krakenin, u mendua si nënvariant fillimisht, por bëhet fjalë për variant të rikombinuar, që mori material gjenetik të dy varianteve të Omicron-it, duke rritur transmetueshmërinë.
Nuk pati shtrime të larta në spital pasi nuk kishte aftësinë për t’u ngjitur me qelizat e mushkërisë. Duhet të shohim pas disa javësh për të pasur një panoramë të plotë. Pacientë ka gjithmonë edhe më tepër, sëmundshmëria nuk është e lartë, por na shqetëson transmetueshmëria e lartë”, shpjegoi Muzina.
KOHA JONË SONDAZH

