Doktori italian: Në një vend që nuk ndiqen rregullat, ka më shumë gjasa të jetë i ekspozuar ndaj koronavirusit

Në një lidhje direkte në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, Dr. Giosia di Saviero, nga rajoni i Abruzz, shprehet se koronavirusi nuk është një sëmundje katastrofike.

Sipas tij, vdekjet ky virus i ka të në nivele të ulta, por problem është mbështetja mekanike dhe numri i lartë i të prekurve.

Ai shprehet se asnjë vend nuk mund të jetë i përgatitur për një sëmundje të re, por duhen respektuar rregullat.

Giosia di Saviero: Koronavirusi nuk është një sëmundje kaq katastrofike sa sëmundjet e tjera. Nuk është çështja e vdekjeve, pasi ka vdekshmëri të ulët, por problemi është në frymëmarrje që zgjidhet vetëm me një mbështetje mekanike dhe vështirësohet nga numri i lartë i të të prekurve. 

Në shumë vende, përfshirë edhe tonin, nuk respektohen rregullat ndërkombëtare. Këtu nuk ndiqen me përpikmëri procedurat. Asnjë vend nuk mund të jetë i përgatitur për një sëmundje të re. Por çelësi është ndjekja e rregullave. Në një vend që nuk ndiqen këto rregulla në shëndetësi, ky vend ka më shumë gjasa të jetë i ekspozuar ndaj situatave të tilla.  

SHKARKO APP