Dokumentat: Ja si ISIS kërkon të vendosë shtetin islamik

 

Dokumentat e brendshme të ISIS, të cilat janë zbuluar tregojnë se grupi i terroristëve ka nisur punën për krijimin e niveleve të sofistikuara të administratës, të cilët synojnë të krijojnë një shtet legjitim dhe të shpallin pushtetin e tyre.
Sipas dokumentave të zbuluara, thuhet se terroristët kanë krijuar departamente të posaçme për të administruar thesarët e shtetit, shëndetësinë, arsmin dhe me radhë të gjitha instancat. Po ashtu në dokumentat e zbuluar, flitet edhe për trajnimet 15 ditore të ushtrisë.
Të gjitha dokumentat sillen në një memo prej 24 faqesh, të cilat janë publikuar nga “The Guardian”. Mendohet se dokumentat janë përgatitur disa muaj, pasi grupi i terroristëve shpalli kalifatin e tij në mes të vitit 2014.
Detaje të tjera dalin nga qindra dokumente të përkthyera nga Aymenn al-Tamimi, një studiues 23-vjeçar në Kardif. Sipas gazetës, dokumenti kryesor i quajtur “Parimet në Administratën e Shtetit Islamik” është shkruar si një tekst bazë për të trajnuar grupet e nëpunësve civilë.
Ai thotë: “Shteti kërkon një sistem të islamizimit të jetës, një kushtetutë kur'anore dhe një sistem për ta zbatuar atë.

Në dokumentat e shkruara nga ISIS thuhet se në shtetin islamik që do të krijohet, kualifikimet do të jenë në bazë të aftësive dhe do të ketë trajnime për administrimin e shtetit. Kjo përfshin edhe drejtimin e sistemit shëndetësor, i cili deri tani ka departamentin e vet.
Në shtetin islamik, thuhet se do të kontrollohet nga administratorët e ISIS, që do të mbajnë poste të larta në spitale. Ajo që duket më interesante në të gjithë këtë projekt (i cili mendohet se ka nisur gradualisht) për të qeverisur të ISIS, është fakti se ato asnjëherë nuk heqin dorë nga qëllimi i tyre për të trajnuar fëmijët si ushtarë dhe pastaj të jenë gati për luftë.
Më tej, dokumentet zbulojnë se fëmijët ushtarë do të trajnohen për të përdorur armatimet dhe ata që do të shquhen do të kenë si detyrë sigurinë, bashkëpunimin me patrullat dhe ruajtjen e pikave të kontrollit.
Pamjet e publikuara më herët në media nga kampet e trajnimit, tregojnë djemë të rinj, të cilët trajnohen në një sërë kursesh për të kryer sulme. Ato janë të armatosur me raketa-hedhëse dhe ndryshe quhen të “vegjëlit e kalifatit. Kjo kategori është e detyruar edhe të pozojë së bashku me flamurin famëkeq të ISIS.
Ekspertët e “Daily Mail” kanë analizuar se rekrutimi i këtyre fëmijëve si ushtarë besnikë të ISIS, duke i bërë të heqin dorë nga arsimimi dhe duke i edukuar me idetë e tyre, do të sjellë besnikë fanatikë të shtetit islamikë, që janë të gatshëm të vdesin për ta mbrojtur atë. Dokumenti i zbuluar, gjithashtu tregon se do të ketë dy lloje të kampeve ushtarake. Kjo përfshin kurset 15 ditore për veteranët e tyre të betejave dhe kurset për rekrutimin e luftëtarëve të rinj. Në të dyja grupet, do të ketë mësime islame.
Dokumentet e tjera tregojnë se ka një departmentë që merret me pasuritë e shtetit, të tilla si prodhimi i naftës, plaçkitja dhe tregtia e antikave.

Mendohet se ISIS kontrollon rreth 10 burime të naftës në Irak dhe Siri, nga ku ato furnizohen me naftë bruto dhe e shesin. Kjo naftë është kontrabanduar pastaj përmes rajonit, nga një rrjet tregtarësh të tregut të zi dhe konsumohet në Turqi, Iran dhe Jordani.

Dokumentat e publikuara nga “The Guardian” tregojnë se kjo bëhet vetëm për 8.4million $. Nëqoftëse këto shifra janë të sakta, kjo do të thotë se ISIS fiton shuma të konsiderueshme parash, shumë herë më shumë sesa ata kanë deklaruar.
ISIS gjithashtu kontrollon të paktën tetë termocentrale në Siri, furnizimet e gazit 90% dhe thuajse të gjithë energjinë.

Burimi: Daily Mail

Përshtati: Sidorela Lepri 

SHKARKO APP