DOKUMENTI/ Hetimi i grupeve kriminale, task-forcë për zbatimin e operacionit “Forca e Ligjit”

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur pikat e marrëveshjes mes Arta Markut dhe ministrit Fatmir Xhafaj për hetimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Memorandumi i bashkëpunimit është për krijimin e Task Forcës qendrore që do të ekzekutojë operacionin Forca e Ligjit

Ndër të tjera thuhet se Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër që të krijojë një seksion të posaçëm të përkohshëm në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, kompetenca e këtyre seksioneve do të jenë krimet në fushën e krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve, korrupsionit, krimit në ekonomi, krimet e kryera nga subjekte të posaçme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorët që do të caktohen në seksionet e posaçme do ti nënshtrohen paraprakisht procesit të vettingut.

Marrëveshja ngarkon ministrinë e Brendshme të sigurojë mjete pune dhe ambiente për prokurorët dhe trupën operacionale, të bashkëpunojë ngushtë me prokurorët e sektorëve që do krijohen në Tiranë e rrethe

Gjithashtu ministria e Brendshme garanton edhe ruajtjen fizike dhe sigurinë për prokurorët që do të punojnë në sektorët e zbatimit të ‘Forca e ligjit’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?