DOKUMENTI-Nga pensionet tek programet mësimore të Shqipes/ Emigrantët zbardhin 11 kërkesat për Ramën
Rreth dy javë më parë Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ishte në Greqi ku ka zhvilluar një sërë takimesh jo vetëm me autoritetet e vendit fqinj, por edhe me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, studentë, dhe përfaqësues të Shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, ku është njohur nga afër me problematikat që has komuniteti.
Temë e bashkëbisedimit me ministrin Majko ishin: pensionet e emigrantëve, programet mësimore të Gjuhës Shqipe si dhe ato kulturore, përkrahja e invalidëve dhe të burgosurve, studentët dhe bizneset shqiptare, etj u diskutuan si shqetësime të komunitetit.
Shoqata “Nënë Tereza Greqi”, e cila prej vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë ka zbardhur dhe dokumentin prej 11 pikash, ku i kërkohet qeverisë shqiptare që të kërkojë zbatimin e marrëveshejeve dypalëshe mbi mësimdhënien e gjuhës amtare tek fëmijët shqiptarë në shkollat publike vendase.
“Zgjidhjet janë ato që kemi nevojë t’i shohim së shpejti”- thekson Shoqata “Nënë Tereza Greqi”.
Shkresa e shoqatës drejtuar Ministrit të Shtetit për Diasporën gjatë takimit të tij me komunitetin në Selanik më 27 janar.


KOHA JONË SONDAZH

