Dolën për peshkim, por u izoluan, FNSH shpëton dy persona në Velipojë

Policia e Shkodrës dhe FNSH Shkodër shpëtojnë dy peshkatarë të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër, pas marrjes së njoftimit se dy peshkatarë kishin mbetur të izoluar në një urë druri në fshatin Rrjoll në Velipojë që lidh lagunën e Vilunit me Rjollin, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të tyre.

Shtetasit B.T. 58 vjeç, dhe Gj.Z. 56 vjeç, banues në Shkodër, kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri të prishur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit. Pas ndërhyrjes rreth orës 23:50 janë nxjerr në breg pa probleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?