Doli i pastër nga vetting-u, gjyqtari i Apelit Ilir Toska konfirmohet në detyrë

Ka kaluar në “sitën” e vettingut gjyqtari i Apelit, Ilir Toska, i cili është konfirmuar në detyrë. Vendimi është dhënë sot nga Kolegji i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë, Toska është kandidat edhe për KLGJ.

Kujtojmë se dje Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar vlerësoi se e gjente të papërshtatshëm në detyrën e gjyqtarit, Ilir Toskën. Vlerësimi i këtij institucioni është bërë publik në seancën gjyqësore në Kolegjin e Pavarur të Kualifikimit, i cili nga ana e tij e ka vlerësuar si të pabazuar këtë konkluzion të DSIK-së.

Toska sipas raportit të lexuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ka një pasuri të paluajtshme, një apartament 83 metra katrore me vlerë 80 mijë euro në Rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Gjyqtari ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë. “E konsideroj procesin e rregullt ligjor, të paanshëm, jam dakord me të, për ketë arsyeje kërkoj rikonfirmim”, është shprehur në seancë Toska.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?