Doli kundër PD-së, deputetja Rudina Hajdari shfaqet në krah të ambasadorit Soreca
Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë, Azem Hajdari, është shfaqur në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
Rudina Hajdari nuk ishte shfaqur më publikisht, që prej vendimit të saj për të mos djegur mandatin e deputetes, një hap kundër Partisë Demokratike, aleatëve të djathtë dhe LSI-së që hoqën dorë në bllok nga mandatet.
Deputetja e Partisë Demokratike, ndodhej në Amerikë kur përmes një statusi në Facebook njoftoi vendimin e saj pas konsultave me ndërkombëtarët, se nuk do të hiqte dorë nga mandati. Por këtë të premte, Rudina Hajdari, është shfaqur në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
Ambasadori ishte në Bashkinë e Vaut të Dejës, nga ku uroi gratë dhe vajzat për 8 Marsin. Në këtë bashki është çelur edhe një qendër për gratë, për inaugurimin e së cilës ambasadori u gjend sot në Vaun e Dejës.

KOHA JONË SONDAZH

