Doli në përgjime, Olta Xheçka flet për bashkëshortin

Gazeta gjermane ‘Bild” ka publikuar një sërë përgjimesh ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Një nga emrat e përfshirë është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në një intervistë televizive ministrja u pyet rreth përgjimeve të “Bild” dhe në mënyrë konkrete për bashkëshortin e saj. Xhaçka u shpreh se fjalët nuk duhet të dalin nga konteksti ku janë thënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rasti i bashkëshortit tim… nuk e di, ndoshta është aty sepse është bashkëshorti im ose ndoshta sepse ka qenë deputet i Partisë Socialiste në atë kohë. Bashkëshorti im ka qenë duke folur me një funksionar të PS në zonën e Maqellarës. Dy ditë përpara asaj telefonate ka qenë me të, kur mbi të është abuzuar, ka edhe një denoncim mbi këtë gjë. Kanë qenë funksionar të PD… Ajo ka qenë një bisedë që mund të bëjë çdokush që do t’i japë kurajo dhe t’i thotë se të është vlerësuar puna. ‘Jo vetëm prej meje se unë e pash me sytë e mi, por edhe të lidershipit të partisë, i cili e vlerëson atë që t’i ke bërë në zonë’. Edhe kur gjërat dalin jashtë kontekstit, kur diskutohet – “e ke kopsitur mirë” – njerëzit e kuptojnë i ke paguar të gjithë. Nuk ka lidhje fare. Po të flas për bashkëshortin për një arsye të thjeshtë. Në atë kohë kam qenë edhe vetë në Dibër, si kryetare e Forumit të Grave të PS. Unë di se çfarë ka ngjarje. Unë mbaj mend shumë mirë bandat e PD, shpërnguljen e PD, duke filluar nga ish-kryetari i komunës Lazarat bashkë me të tijtë, duke vazhduar më pas me shpurrën e Flamur Nokës, Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Unë e kujtoj situatën e tensionuar atje dhe patjetër frikën dhe sikletin, ndoshta edhe terrorin për t’u përballur me të gjithën këtë”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka./Opinion.al/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Përgjimi nr.2. ish-deputeti socialist Artan Gaçi dhe Arben Keshi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi.

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?

Arben Keshi: Si kalove ti?

Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.

Arben Keshi: Qesh

Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës. E të gjitha.  I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngelen..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?