Doli nga amnistia, Apeli rikthen në burg Fran Frrokajn

Gjykata e Posaçme e Apelit rëndon pozitën e ish-kreut të Lezhës, Fran Frrokaj. Trupa gjykuese e gjeti fajtor për “shpërdorim të detyrës” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës.

Ai u dënua me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht, Frrokaj duhet të vuajë 2 vite dhe 8 muaj heqje lirie. Ai dyshohet se ka abuzuar dhe ka tjetërsuar 66 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhurn në Shëngjin. Frrokaj ishte dënuar me herët nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 3 vite burg po për tjetërsim pronash. Për atë procedim penal, ish-kryebashkiaku i Lezhës ka qëndruar në qeli për 19 muaj.

Frrokaj ka përfituar nga amnistia muaj më parë (24 Prill 2024), duke u liruar. Ai ishte dorëzuar në muajin Tetor të vitit 2022 pas një tjetër çështje penale ku ishte dënuar. Vendimin e mori sot (23 Dhjetor) Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Dhimitër Lara dhe Florjan Kalaja anëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?