Doli nga kampi i ferrit e plagosur, Floresha Rasha operohet tek Trauma

Pas shumë vitesh në kampet e Sirisë, Floresha Rasha arriti që të dilte dhe të riatdhesohet në Shqipëri. Së fundmi mësohet se ajo është operuar me sukses në spitalin e Traumës. Rasha iu nënshtrua një operacioni të gjatë, disa orësh për të korrigjuar dëmtimet në këmbë paraditen e të hënës.

Mjekët pohuan se operacioni ka përfunduar me sukses dhe më pas asaj do t’i duhet t’i nënshtrohet disa seancave fizioterapie. Floresha Rasha u ngjit në avion përmes një karroce invalidi pasi e kishte të pamundur ecjen si pasojë e plagosjes. Kushtet në të cilat ajo ndodhej në kampin Al-Hol si pasojë e plagosjes e nevojës për një operacion kirurgjikal të specializuar bënë që autoritetet kurde të lejonin që ajo të kthehej në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj.

Nxjerrja e saj nga kampet e Sirisë bashkë me tre fëmijët e saj, dy vajza e një djalë, përfshi edhe Endri Dumanin u bë e mundur falë një operacioni të komplikuar 5 javor në terren nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Në këtë kamp qëndrojnë 62.000 persona 80% gra dhe fëmijë. Kampi Al-Hol është në administrimin e kurdëve.

SHKARKO APP